Bota

“Gabim njerëzor”/ Ndryshim në ligjin e pagave, Komisioni i Ekonomisë: Ja se kush preket

gabim njerezor ndryshim ne ligjin e pagave komisioni i ekonomise ja se kush preket



































VOLTIZA DURO/ Vit pas viti, punësimi e pensionistëve po vjen në rritje si një nevojë për të mbuluar hendekun e lënë bosh në tregun e punës nga të rinjtë.

komisioni i ekonoimse

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi dje një ndryshim në ligjin “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e Administratës Publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”.

Ky ndryshim ka për qëllim rregullimin e vakumit të interpretimit të nenit 9 të këtij ligji dhe është një nismë e deputetes së PS-së, Antoneta Dhima. Duke argumentuar nismën para anëtarëve të komisionit, Dhima u shpreh se shkronja C e nenit 9 ka pasur një pasaktësi në përcaktimin e shpërblimit mujor të këshilltarëve dhe kryetarëve të fshatrave.

“Në ligjin aktual ky shpërblim ka qenë në masën deri 10% të pagës mujore të kryetarit të këshillit përkatës të njësive të qeverisjes vendore. Nëpërmjet kësaj nisme duhet të ndryshohet shkronja C e nenit 9, duke u saktësuar shpërblimi mujor i këshilltarëve dhe kryetarëve të fshatrave në masën deri në 10% të pagës mujore të kryetarit përkatës të njësive. Arsyeja e këtij propozimi bëhet edhe për faktin se nuk ka referencë paga e kryetarit të këshillit, pasi ai është thjesht anëtar i këshillit bashkiak”, – u shpreh ajo. Dhima sqaroi se bëhet fjalë për një gabim njerëzor në hartimin e ligjit, pasi në vend të bëhej “kryetarit të njësive të vetëqeverisjes vendore” është bërë “kryetarit të këshillit”.

Nisma sipas saj është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave, ndërsa janë propozuar disa ndryshime teknike. Dhima tha se shtrirja e efekteve financiare do të jetë nga data e hyrjes në fuqi të ligjit dhe kjo nismë nuk ka efekte financiare pasi është parashikuar nga njësitë e qeverisjes vendore. “Ky ishte një shqetësim i përcjellprej njësive të qeverisjes vendore. Ndaj propozoj ta miratojmë me ndryshimin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave”, – shtoi ajo.

LIGJI PËR PAGAT

Nga ky ligj përfitojnë 130 330 punonjës të administratës si dhe 250 funksionarë politikë, që e kishin pagën të lidhur me presidentin. Pra, rritja e pagave me vendim të Këshillit të Ministrave tani nuk kushtëzohet nga koha parazgjedhjeve, sikundër pretendohet. Qeveria ka vendosur që planifikimi që paga mesatare 900 euro për prillin e 2025, të jetë e tillë në fund të vitit 2024. Dhe kjo bëhet e mundur me vendimet që pritet të dalin në mbledhjen e afërt të qeverisë. Rritja e pagave për arsimin dhe shëndetësinë ka hyrë në fuqi më 1 korrik të këtij viti, ndërsa është lajmëruar për një paketë fiskale që lehtëson të rinjtë deri në 29 vjeç dhe familjet me fëmijë nga ngarkesa tatimore.

Nëse një i ri deri në moshën 29 vjeç do të punësohet, do të ketë zbritje nga detyrimi tatimor, vetëm për shkak të moshës, në mënyrë që të nxitet punësimin e tyre. Në fund të vitit 2024, paga mesatare në administratën buxhetore qendrore, nga 71.630 lekë aktualisht, shkon 107.257 lekë/ muaj, duke tejkaluar 900 euro/muaj. Rritje të pagave përfitojnë edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore. Ministria përkatëse ka reduktuar nivelet e pagave, duke e lënë me vetëm dy të tilla tërë strukturën e pagave të bashkive. Për punonjësit e arsimit parauniversitar – rritje page në masën 31.3%, në vlerë është në masën 28.900 lekë/ muaj.

Pagën mujore nga 75.900 lekë/muaj në 104.800 lekë/muaj. Rritja e pagave të mjekëve dhe infermierëve për 2024 do të jetë nga 15,000 deri në 20,000 lekë në muaj. Paga mesatare bruto e mjekut arrin deri në 174.000 lekë/muaj. Infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë për vitin 2024 do të përfitojë një rritje në masën 15.000 lekë/muaj. Për kategoritë e tjera përfituese, por sidomos edhe për pensionet, qeveria do të shprehet në vendimin që do të bëhet publik pas mbledhjes së saj. Pritet që pensionit të mos rriten me vlerën e inflacionit, por në tavolinë janë dy opsione të tjera.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts