Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jefry Hovernier, ka konfirmuar përfundimin e detyrës së Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përmes një postimi në Facebook të ambasadës së SHBA në Kosovë, Hovenier falenderon Escobar “për përkushtimin e tij të palodhshëm për avancimin e vizionit tonë për një Kosovë të sigurt, të begatë dhe demokratike dhe rajon të Ballkanit Perëndimor”.
Ndërsa i ka uruar atij suksese në detyrën e tij të radhës, Hovenier shprehet se ka qenë i nderuar të punoj me Escobar për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhe në Dialogun e BE-së.
“Ndërsa miku dhe kolegu im Gabriel Escobar përfundon detyrën e tij si Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i uroj atij sukses në detyrën e tij të radhës. Unë kam qenë i nderuar të punoj me të për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhe në Dialogun e BE-së. Falenderoj për përkushtimin e tij të palodhshëm për avancimin e vizionit tonë për një Kosovë të sigurt, të begatë dhe demokratike dhe rajon të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në mesazhin e Hovenier.
The post Gabriel Escobar largohet nga posti i tij për Ballkanin, Hovenier: I nderuar të punoja me ju appeared first on Gazeta Shqiptare Online.