Gabriel Escobar merr detyrën e re, pasi u largua nga zv/ndihmës Sekretar i Shtetit për Euroazinë

gabriel escobar merr detyren e re pasi u largua nga zv ndihmes sekretar i shtetit per euroazine

Gabriel Escobar, ish-zv/ndihmës Sekretar i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, i larguar nga posti rreth dy muaj më parë, pritet të marrë një tjetër detyrë.

Ai është nominuar për ambasador të SHBA-së në Paraguaji. Në njoftimin e bërë publik nga Shtëpia e Bardhë thuhet se: “Gabriel Escobar, oficer karriere në shërbimin e jashtëm, është nominuar për ambasador në Paraguaji. Ai së fundmi ka shërbyer si zv/ndihmës Sekretar i Shtetit në Byronë për çështjet e Europës dhe Euroazisë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Img 2363
Img 2363

Gabriel Escobar ka shërbyer edhe si i dërguari special i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor. Në maj të këtij viti atij i mbaroi mandati si zv/ndihmës sekretar në Departamentin e Shtetit. Bashkë me lëvizjen e Escobar drejt ambasadës amerikane në Asuncion, DASH njoftoi dy ditë më parë se kishte gjetur zëvendësuesin e tij në funksionon që mbante deri 2 muaj më parë. Alexander “Sasha” Kasanof ka marrë detyrën e zëvendësndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor, në vend të Escobar.

Kasanof, që nga 19 korriku, sipas ueb-faqes së DASH-it, është edhe zëvendës ndihmës i sekretarit për Media dhe Diplomaci Publike në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroazi të DASH-it.

Kasanof kishte shërbyer si asistent ekzekutiv nën ish-nënsekretaren për Çështje Politike, Victoria Nuland, dhe gjatë mandatit të ushtruesit të detyrës së nënsekretarit për Çështje Politike, John Bass.

Kasanof ka shërbyer në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë. Ai madje ka marrë çmim për punën e tij si këshilltar politik në Ambasadën në Kiev gjatë Revolucionit të Maidanit dhe më pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Detyrat e Sashas në Uashington përfshijnë: Drejtor i Zyrës për Politika Globale dhe Programe në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, zëvendësdrejtor i stafit të Sekretariatit ezekutiv, drejtor i Zyrës për çështje të Evropës Lindore dhe zëvendësdrejtor i Zyrës për çështje të Kaukazit dhe konflikteve rajonale”, thuhet në ueb-faqen e DASH-it.

Sipas biografisë të publikuar nga DASH-i, Alexander “Sasha” Kasanof ka përfunduar studimet në Kolegjin Kombëtar të Luftës, në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në Johns Hopkins dhe në Kolegjin Hamilton. Ai flet gjuhën frenge, italiane, ruse dhe spanjolle.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →