Sport

“Gabuam përpara”, Spalletti kapet vetëm pas pikëve: Barella? Nuk ka të pazëvendësueshëm

gabuam perpara spalletti kapet vetem pas pikeve barella nuk ka te pazevendesueshem
gabuam perpara spalletti kapet vetem pas pikeve barella nuk ka te pazevendesueshem

Luciano Spalletti, trajneri i Italisë, shijon këtë trepikësh, por në përfundim të sfidës kundër Shqipërisë kishte kritika në lidhje me paraqitjen e ekipit, priste diçka më shumë, mbi të gjitha nga faza ofensive:

U panë disa gjëra të bukura, por duhet të na dërgojnë diku. Ishte mundësia për të goditur akoma më shumë përpara, por nuk morëm vendimet e duhura, për t’i mbyllur aksionet në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpesh shkuam pas, në një kohë që duhet të kishim bërë të kundërtën, të përfundonim aksionin. Në pjesën e dytë, ata bënë diçka më shumë, ndërsa ne u përpoqëm të gjenim pak më shumë hapësira. Barella i zëvendësueshëm? Kjo është një përfaqësuese që mund të bëjë mirë pasi ka 26 lojtarë të fortë”, u shpreh ndër të tjera Luciano Spalletti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts