Gara për Kreun e Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi: Po garojnë ata që u veshën me fustan, drejtorët emërohen nga burgu 313

gara per kreun e policise se shtetit shemsi prenci po garojne ata qe u veshen me fustan drejtoret emerohen nga burgu 313
gara per kreun e policise se shtetit shemsi prenci po garojne ata qe u veshen me fustan drejtoret emerohen nga burgu 313

Shemsi Prençi, një prej kandidatëve të skualifikuar nga gara për Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, tha në rubrikën “Opinion” në News24, se sipas SPAK dhe GJKKO kanë dalë zyrtarë të Policisë, gjyqtarë e prokurorë, sikundër edhe gazetarë, në komunikimet e Sky.

Prençi tha se hyri në garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë referuar ligjit të ri. “Jam dorëhequr nga detyra e Drejtorit të Policisë së Dibrës, pra nuk jam liruar nga detyra. Unë kam gradën Drejtues i Parë dhe kam zbatuar ligjin dhe jo urdhërat e politikës”, tha Prençi.

Ai u shpreh se një pjesë e mirë e oficerëve që garojnë sot për postet drejtuese në 1997 janë veshur me fustan.

“Ata që kanë braktisur detyrën e Kryepolicit sot garojnë për postet drejtuese”, tha Prençi.

[embedded content]

Ai e konsideroi garën të paracaktuar, ndërsa shtoi se e dinte se kush do të emërohej Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

“Kushdo që të zgjidhet uroj që të distancohet nga politika, të respektojë ligjin”, tha Prençi.

Ai tha se drejtorë policie janë emëruar nga deputetë të PS-së, nga kryebashkiakë, apo edhe nga burgu 313.

“Drejtor policie është ai që e tund kokën megjithë këmborë. Kemi pasur drejtorë policie si Hysni Burgaj apo Ardi Veliun që e shkatërruan Policinë e Shtetit. Veliu mori 4 grada për dy vite, kur duhej një kohë prej 15 vitesh”, tha Prençi.

Ai tha se skualifikimi i tij nga gara për mungesë dokumentacioni është i turpshëm. “Komisioni është politik, nuk ka asnjë ekspert. Nëse Komisioni do të përbëhej nga një përfaqësues i SPAK, Avokati i popullit, Drejtori i Akademisë së Rendit, përfaqësues nga Dhoma e Avokatisë, atëherë do të kishim një komision të pranushëm”, tha Prençi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →