Gara për Shtëpinë e Bardhë/ Trump rikthehet në Pensilvani, Elon Musk “i pushton” foltoren

gara per shtepine e bardhe trump rikthehet ne pensilvani elon musk i pushton foltoren
gara per shtepine e bardhe trump rikthehet ne pensilvani elon musk i pushton foltoren

Ish-presidenti Donald Trump ka mbajtur një tubim në Pensilvani, vend ku edhe i mbijetoi një atentati pak kohë më parë.

Duke folur në lidhje me fushatën e tij xzgjehdore, Trump premtoi përgjysmimin e çmimeve të energjisë dhe ulje të mëdha taksash.

Ish-presidenti gjithashtu premtoi se SHBA-ja do të “mbërrijë në Mars” para përfundimit të mandatit të tij të dytë, nëse ai rizgjedhet në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Në fund të fjalimit të Trump, në skenë u ngjit Elon Musk, i cili u kërkoi njerëzve të regjistroheshin për të votuar.
Përveç kësaj, ai pretendoi se Trump duhet të fitojë zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm në mënyrë që të ruhet Kushtetuta dhe demokracia në SHBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co