Lojërat Olimpike dhuruan një shfaqe fantastike, një garë që do të kujtohet gjatë, pikërisht në disiplinën më të rëndësishme, në Atletikë, në garën e 100 metrave për meshkuj. Një sfidë me kuptimin e plotë të fjalës e çmendur, ku fituesi u vendos me fotofinish. Sprinteri amerikan Noah Lajls u shpall fituesi i garës më prestigjioze të atletikës duke i dhuruar vendit të tij një medalje ari, por më e rëndësishmja, riktheu sërish SHBA-n në majën e kësaj disipline.
Noah mposhti xhamajkanin Kishejn Tompson, por diferencën në këtë pikë e bënë vetëm disa të mijtat e sekondës, pasi edhe atleti xhamajkan e mbylli me të njëjtën kohë, 9,79 sekonda. Në fakt, në stadium u krijua iluzioni se fitues ishte pikërisht xhamajkani, pasi këmba e tij ishte dukshëm më përpara, por në atletikë, ndryshe nga futbolli, rëndësi ka pjesa e sipërme e trupit, pikërisht ky detaj i dha medaljen e artë atletit amerikan.
[embedded content]
Ne vendin e tretë, medalje bronzi, siguroi amerikani Fred Kerley me kohën 9,81 sekonda, ndërsa italiani Jacobs, kampioni në fuqi olimpik e mbylli në vendin e 5-të.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co