“Të mbërrijmë gjallë për Krishtlindje”. Ky mesazh u shfaq javë më parë në gojën e trajnerit të Realit të Madridit, Karlo Ançeloti. Ishte objektivi parësor i kampionëve të Spanjës pas një fillimi të sezonit plot dyshime, me rezultate aspak bindëse.Barazimet në Majorka dhe Las Palmas i shtuan fillimit të keq të Mbapesë. Më pas erdhën dëmtimet e rënda të Militaos dhe Karvahal. Dhe mesazhi i Ançelotit për mbijetesë ishte domethënës. Ai shpresonte që viti 2025 ta gjente Realin e tij në valle për trofetë e mëdhenj. Ndërsa dy të parë ishin arkivuar, Superkupa e Europës dhe Kupa Interkontinentale. Madridi ia ka arritur qëllimit. Ai është në këmbë pas një periudhe të sezonit në të cilin gjunjët i dridheshin.
Më 26 tetor u luajt “El Clásico” e parë e sezonit. Pas një pjese të parë të barabartë dhe me Mbapen viktimë e planit jashtë loje të Barcelonës, një 0-4 përfundimtar që ishte një goditje e jashtëzakonshme për një Madrid që nuk ishte në gjendje të ecte. Djemtë e Flik ishin si një tren, teksa pas vetëm 11 javësh kampionat, Barça kulmonte 6 pikë epërsi në renditje ndaj rivalëve historikë. Reali u përball me kërcënimin serioz për një arratisje nga Barcelona, e nxitur edhe nga një Champions League me humbjet në Lile dhe në Madrid kundër Milanit. Daullet e luftës tingëlluan në “Shtëpinë e Bardhë” edhe pse sezoni i kaluar përfundoi me titullin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve në vitrinat e Valdebebas.
Ata rezonuan fuqishëm pas humbjes së Madridit në “San Mamés” (Bilbao), e pesta e tyre në sezon. Gjithçka përkoi me triumfin 5-1 të Barcelonës në “Son Moix” (Majorka). Barcelona sërish në krye me 4 pikë më shumë se Reali, por me “Los Blancos” me një ndeshje më shumë për të luajtur, atë të prapambeturën kundër Valencias për shkak të tragjedisë “DANA” që shkaktoi qindra viktima në Valencia. Sot, tre javë më vonë, Madridi ka dy pikë më shumë se Barcelona dhe mund të jetë kryesues në La Liga nëse në datën 3 janar fiton ndeshjen e shtyrë në “Mestalla”. Mbape ka gjetur paqen dhe Ançeloti është aty ku dëshironte të ishte për startin e vitit 2025.
ATLETIKO NGA “HIÇI” – E gjithë vëmendja në La Liga është te ajo çfarë bëjnë Barcelona e Reali. Nënvlerësimi është i dukshëm për Atletikon e Simeones. Por janë pikërisht “colchoneros”, ata që e kanë mbyllur më mirë se kushdo vitin 2024, duke qenë kryesues në Spanjë. E pozicionuar në krye me 41 pikë, skuadra e Diego Pablo Simeone numëron 12 fitore radhazi. Prej tyre, shtatë në La Liga. E fundit, në shtëpinë e Barcelonës, me vlerë më të madhe. 12 golat që Atletiko ka pësuar pas 18 ndeshjeve të para në kampionatin spanjoll janë shenjë dalluese e një mënyre jetese që tashmë di të fitojë titullin kundër Madridit dhe Barçës.
Rruga drejt asaj që përjetojmë sot në “Metropolitano” nuk ka qenë një shtrat me trëndafila. Më 27 tetor, Atletiko e Madridit u mund 0- 1 në Sevilje nga Betis. Në mbyllje të asaj jave (11), e njëjta kur luhej “El Clásico”, Atletiko ishte 10 pikë prapa Barcelonës. Kërcënimi për një tjetër kampionat të humbur në Krishtlindje rëndonte mbi bardhekuqtë. U rishfaq diskursi i ciklit të rraskapitur, se projekti i Simeone ishte tashmë shumë i gjatë dhe i ezauruar.
Gjashtë ndeshje të fituara pas minutës së 90-të flasin për një ekip që beson se është i aftë për çdo gjë. Sot, Atletiko e Madridit i ka rikuperuar 10 pikët nga skuadra e Flik. Madje ka tre më shumë dhe një ndeshje më pak. Dhe ndjesia se skuadra e tij ka burime të dukshme për ta shtrirë luftën deri në fund për të tentuar atë që asnjë trajner në historinë e klubit nuk e ka arritur: të bëhet tre herë kampion i ligës me ekipin bardhekuq. Ashtu si ai, Rikardo Zamora (1940, 1951) dhe Helenio Herrera (1950, 1951) e arritën atë dy herë. Të dy e bënë me të njëjtin brez. “El Cholo” do të ishte me tre të ndryshëm.
RËNIA E BARCELONËS – Shfaqja në skenë e Barcelonës së Flikut ishte spektakolare. Në Spanjë dhe në Evropë. Megjithatë, fundi i vitit 2024 ka qenë katastrofik për atë që për javë e javë ishte kandidatja më e fortë për titullin në La Liga dhe për të qenë një protagoniste e nivelit të lartë në Champions. Sepse ajo që ishte një avantazh i mirë me Madridin dhe i qenësishëm me Atletikon, më 3 janar mund të përmbyset plotësisht, me Barçën, që jo vetëm duhet të ndjekë dyshen e Madridit, por duhet të bëjë llogaritë dhe me një diferencë edhe më të thellë.
Për momentin -3 nga Atletiko dhe -2 nga Reali, por me parashikimin që të jetë -5 nga Reali më 3 janar dhe -6 nga Atletiko që do të luajnë një ndeshje më shumë. Në nëntor erdhi një Barçë që dukej se po fluturonte, që kishte masakruar Bajernin dhe Realin e Madridit në vetëm tre ditë. Por shpejtësia e lundrimit të skuadrës së Barcelonës u ndal më 3 nëntor fill pasi mposhti Espanjolin 3-1 në derbi. Që atëherë, avantazhi është zëruar derisa tani i duhet të ndjekë. Pesë pikë nga njëzet e një të mundshme, humbjet kundër Sociedad (“Reale Arena”) dhe tre radhazi në shtëpi (Las Palmas, Leganes dhe Atletiko Madrid) dhe barazimet kundër Betis dhe Selta Vigos (vetëm një fitore në Majorka), shpjegojnë kolapsin. Barcelona e Flik arriti pika maksimale të lojës. Por realiteti i saj kur La Liga ka ndalur për Krishtlindje është se pikët thonë se Ksavi nuk është përmirësuar dhe nisja e vitit 2025 është e rrezikshme.
Pas Kupës së Mbretit në Barbastro, Bilbao i pret në Superkupë (Arabi Saudite), titulli i parë që mund të arrijë trajneri gjerman. Dhe rikthimi në La Liga do të jetë në shtëpinë e një Getafe të mposhtur nga rënia. Reali i Madridit dhe Atletiko kanë dëshmuar se janë të aftë për të kapërcyer situata plot tension dhe kërcënime. Tani është radha e Barcelonës për të dërguar këtë mesazh. Në rastin e saj është ai i çiklistit, i cili, pas një shkëputje të mirë, e gjen veten të kapërcyer dhe parakaluar nga ata që dukej se nuk kishin forcë. Dhe ky pozicion nuk është i lehtë për t’u menaxhuar.
ME ZË TË ULËT – Pas tre gjigantëve shfaqet një Atletik tjetër, Bilbao dhe 36 pikët e saj. Dhjetë ndeshje pa humbje në Liga dhe 22 pikë nga 30 e kanë konsoliduar skuadrën e Valverdes në pjesët e larta të tabelës. Teoria thotë se, me Kupën dhe finalen e Europa League në “San Mamés”, do të vijë një kohë kur La Liga do t’i peshojë shumë “luanët”.
Por realiteti aktual është se ata janë atje, në një pozicion të shkëlqyer për të qenë një ekip i katërt spanjoll në Champions League në sezonin e ardhshëm. Për Bilbaon, momenti më delikat ishte muaji i parë i sezonit, kur nga katër ndeshjet e para humbi dy dhe mundi vetëm Valencian. Nga atje u rrit një ekip gjithnjë e më i fortë me lojtarë të nivelit të lartë në të gjitha linjat e tij. Kufiri i tyre? Një pyetje për t’u sqaruar në vitin 2025. Dhe hyrja e tyre në La Liga në vitin 2025 do të jetë një provë e mirë: Selta në “Balaídos” pas Superkupës së Spanjës në Xheda (Arabia Saudite).
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL