Bota Sport

Gasperini nuk ndalet: Kopmainers është viktimë! Krenarë për ndeshjen ndaj Realit, jemi të parët pas Interit

gasperini nuk ndalet kopmainers eshte viktime krenare per ndeshjen ndaj realit jemi te paret pas interit





































Xhan Piero Gasperini, trajneri i Atalantës, vazhdon të thumbojë në distancë Juventusin, që po mundohet t’i rrëmbejë Teun Kopmainers. Lojtari holandez ka refuzuar të stërvitet në pritje të transferimit te bardhezinjtë dhe kësisoj, nuk do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Real Madrid që bergamaskët luajnë nesër, të vlefshëm për Superkupën e Europës.

gasperini

“Kjo ndeshje kalon gjithçka, padyshim është një ndeshje e prestigjit të madh, të cilën e presim që kur fituam në Dublin. Kjo kalon gjithçka, kemi thjesht dëshirën të bëjmë ndeshje sa më mirë të jetë e mundur ndaj një skuadre të madhe.

Mungojnë lojtarë nga ndeshja e Dublinit? Është gjithsesi Atalanta, me entuziazëm, dëshirë të luajë futbollin që e ka sjellë deri këtu. Nuk ka lojtarë që e kanë luajtur këtë ndeshje në kampionatin italian pasi e fundit që fitoi Ligën e Kampioneve ishte Interi në viti 2010. Nuk dua të gabohem, por askush nuk e ka pasur mundësinë ta luante më parë këtë ndeshje, jemi ne që e luajmë nesër dhe kjo kalon gjithçka.

Më vjen shumë keq për Skamaka dhe Skalvinin të cilëve iu hoq mundësia për të qenë në këtë ndeshje, por edhe për Kopmainers, i cili është viktima e vërtetë e kësaj situate. Me vjen keq që nuk arrita ta bind që të qëndronte jashtë disa diskutimeve të merkatos, ai u ndikua jashtëzakonisht shumë, por mbetet një djalë i mbarë. Është e vërtetë që nuk është Hatebor, Holm e Toloi, por ka të rinj dhe për ta do të jetë e paharrueshme”, tha Gasperini para sfidës me Real Madrid.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts