Gati investimet italiane në Gramsh, kryebashkiaku Ajazi vizitë në 3 bashki të vendit fqinj: Prioritet turizmi, interes edhe në fushën e biznesit

gati investimet italiane ne gramsh kryebashkiaku ajazi vizite ne 3 bashki te vendit fqinj prioritet turizmi interes edhe ne fushen e biznesit

Qyteti i Gramshit pritet të kthehet shumë shpejt në një zonë të rëndësishme për investimet italiane. Garancitë i mori pak ditë më parë kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi gjatë një vizite tre ditore në vendin fqinj ku u prit në takime nga kryetari i bashkisë së Ascolit Marco Fioravanti, nënkryetari i bashkisë së Venezia Simone Venturini si dhe kryetari i bashkisë së Vigonza, Gianmaria Boscaro dhe nënkryetarin Damiano Gottardello.

Qëllimi i vizitës së kryebashkiakut Ajazi ishte shkëmbimi i eksperiencave në menaxhimin dhe administrimin e pushtetit vendor si dhe prezantimi i qytetit të Gramshit tek homologët italianë, njohja e tyre me resurset dhe atraksionet fantastike natyrore që Gramshi ofron.

  • foto galeri
  • foto galeri

Siç bëhet e ditur gjatë takimit me homologun Fioravanti të Ascolit dhe Boscaro te Vigonza u dakordësuan marrëveshjet e bashkëpunimit dhe binjakëzimit të cilat do të kontetizohen brenda javëve te ardhshme.

“Takimi me miqtë e mi, homologët Fioravanti dhe Venturini ishin jo vetëm kortezi por biseduam për shumë ide dhe fusha bashkëpunimi, ku padyshim për mua si kryetar i bashkisë së Gramshit prioritet mbetet krijimi i sa më shumë vende të reja të punës nëpërmjet investitorëve te huaj dhe promovimi i atraksioneve turistike dhe turizmit në tërësi si e vetmja mundësi për zhvillimin e ekonomisë tonë lokale. Gjithashtu rezultativ ishte dhe takimi me kryetarin dhe nënkryetarin e Vigonza, Boscaro dhe Gottardello me të cilët avancuam promovimin e turizmit malor në Gramsh duke nisur me përgatitjen e panetave dhe tureve turistike. Me bashkinë e Ascolit dhe Vigonzas u dakordësua gjithashtu edhe binjakëzimi mes qyteteve tona”, tha kryebashkiaku Ajazi në përfundim të takimeve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në ditën e fundit të qëndrimit në Itali, kryebashkiaku Ajazi vizitoi disa nga sipërmarrjet e mëdha Italiane që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën industriale të Vigonza-s, në sektorin e përpunimit të letrës, çantave, këpucëve të markave të njohura, fonderisë, pajisjeve mekanike për linja të ndryshme të industrisë farmaceutike dhe detergjentëve.

Sipas Ajazit, disa prej investitoreve italianë do të vizitojnë shumë shpejt Gramshin për të parë nga afër dhe më konkretisht mundësinë e investimit në Gramsh.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Takimet me investitorët dhe vizitat që zhvilluam në sipërmarrjet e tyre ishin jo vetëm një eksperiencë e bukur por edhe frytdhënëse. Me disa prej tyre ramë dakort për ta avancuar më tej bashkëpunimin duke i ofruar gjithçka Gramshi ka, tokë, ndërtesa të vjetra, krahun e punës por edhe politika të favorshme fiskale vendore për të mundësuar transferimin e biznesit ose hapjen e degëve të reja në Gramsh dhe jam shpresplotë që shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete”, deklaroi kryebashkiaku Ajazi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →