Rikthim në shtëpi e quan Xhensila Pere rikthimin në Top Channel, pas një periudhe të gjatë shkëputjeje që ajo është larguar nga ekrani për t’iu përkushtuar familjes me kohë të plotë dhe sidomos së ëmës, pas luftës së gjatë dhe të vështirë me një sëmundje të rëndë.
Por tani është gati për t’iu rikthyer televizionit dhe, nëse edhe një herë tjetër trampolina është “Big Brother VIP”, është gati ta provojë përsëri atë përvojë.
“A do ta riprovoje?” ishte pyetja e Ronaldos për Xhensilën sot në “Mos i bjer me Top” dhe ajo, pa ngurruar tha “Po. S’kam nevojë fare të mendohem”. “Ti do e provoje Big Brother VIP?” – pyeti përsëri Ronaldo Sharka dhe Xhensila u përgjigj sërish: “Po, sepse unë e kam shijuar atë “Big Brother” dhe kam bërë çfarë më tha zemra, kështu që nuk kam asnjë peng, nuk kam asnjë pendesë dhe do ta ribëja. Do hyja në “Big Brother VIP” si VIP”, – tha ajo duke shtuar se, si të gjithë VIP-at, edhe ajo këtë përvojë do ta bëjë për t’u rikthyer në televizion.
“Do më pëlqente, sepse adrenalinën që të jep kjo, kënaqësinë që të jep kjo, nuk ka asnjë dritë, asnjë ndriçim që mund ta zëvendësojë”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co