Gaza, në sulmin e Izraelit ndaj kampit të refugjatëve Nusseirat vriten 10 palestinezë

gaza ne sulmin e izraelit ndaj kampit te refugjateve nusseirat vriten 10 palestineze
gaza ne sulmin e izraelit ndaj kampit te refugjateve nusseirat vriten 10 palestineze

Në sulmin e ushtrisë izraelite në një shtëpi në kampin e refugjatëve Nusseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, u vranë 10 palestinezë, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim nga spitali “Al-Awdeh” në kampin e refugjatëve Nusseirat thuhet se ushtria izraelite bombardoi një shtëpi në kamp. Si pasojë e sulmit humbën jetën 10 persona ndërsa 13 të tjerë janë plagosur.

Sipas dëshmitarëve, në mesin e të vrarëve ka edhe gra dhe fëmijë. Shtëpia e goditur nga avionët luftarakë izraelitë është shkatërruar plotësisht dhe se ekipet e Mbrojtjes Civile vazhdojnë përpjekjet e tyre të kërkim-shpëtimit nën rrënoja.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani janë vrarë 41.206 palestinezë, përfshirë të paktën 16.795 fëmijë dhe 11.378 gra ndërsa janë plagosur 95.337 të tjerë.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku strehohet popullata.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co