Shtresat e varreve janë grumbulluar thellë nën tokë në një varrezë të Gazës, ku Sa’di Baraka kalon ditët e tij duke bërë vend për më shumë të vdekur, sipas AP.
“Ndonjëherë ne bëjmë varre mbi varre”, tha ai. Baraka dhe ekipi i tij vullnetarë në varrezat e Deir al-Balah fillojnë me lindjen e diellit, duke gërmuar llogore të reja ose duke rihapur ato ekzistueset.
Të vdekurit ndonjëherë mund të vijnë nga kilometra larg – nga zona të Gazës ku varrezat janë të shkatërruara ose të paarritshme.
Varrezat janë 70-vjeçare. Një e katërta e varreve të saj të reja.
“Numri i të vdekurve në Gazë -që nga fillimi i luftës 10-mujore Izrael-Hamas – i ka kaluar 40 000”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e drejtuar nga Hamasi.
Rripi i vogël i tokës me popullsi të dendur tani është i mbushur me trupa. Morgjet dhe varrezat janë të tejmbushura.
“Familjet, duke ikur në mënyrë të përsëritur për t’i shpëtuar ofensivave – varrosin të vdekurit e tyre kudo që të jetë e mundur: në oborret e shtëpive dhe parkingjet, poshtë shkallëve dhe buzë rrugëve”, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve dhe pamjeve në video.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co