Gazetari Sajderasi: Situata ekonomikë në vend është e rëndë. Shqetësuese që nuk kemi siguruar minimumin jetik

gazetari sajderasi situata ekonomike ne vend eshte e rende shqetesuese qe nuk kemi siguruar minimumin jetik
gazetari sajderasi situata ekonomike ne vend eshte e rende shqetesuese qe nuk kemi siguruar minimumin jetik

Gazetari Bardhi Sajderasi, i ftuar në emisionin Open në News24, deklaroi se situata ekonomike në vend është e rëndë.

Sajderasi theksoi se shqetësuese është se nuk kemi përcaktuar as minimumin jetik.

“Kemi një gjendje të vështirë ekonomike, ka shumë vite që jemi në gjendje jo të mirë. Mumbeo është një portal që është etalon. Edhe Instituti i Mirëqenies Globale tregon mirëqenien globale dhe Shqipëria ishte e 102 nga 180 shtete. Ne kemi edhe informalitetin në paga, që është fenomen tepër shqetësues. Ne nuk kemi siguruar dot minimumin jetik.

Duke qenë se nuk kemi minimumin jetik, nuk llogarisim dot më pas gjërat e tjera. 2.4 milionë lekë nuk janë pak dhe në Shqipëri një çift zakonisht nuk i merr këto para. Jetojmë keq”, deklaroi Sajderasi.

[embedded content]

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →