Shqiperia

Gazetari “thumbon” Kullurin dhe i kujton deklaratat për Bashën në 2021: U bashkova me të se më bëri ftesë!

gazetari thumbon kullurin dhe i kujton deklaratat per bashen ne 2021 u bashkova me te se me beri ftese
gazetari thumbon kullurin dhe i kujton deklaratat per bashen ne 2021 u bashkova me te se me beri ftese

Sekretari për marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri i ftuar në studion e News 24, u përfshi në debate me gazetarin Osman Stafa. E një nga çështjet për të cilën u ndal Kulluri duke kritikuar kundërshtarët brenda Partisë Demokratike ishte moraliteti politik.

Stafa: Meqë po flisni për moralin politik. Më datë 17 shkurt 2021, ju deklaroni se Basha nuk duhet të ishte kandidat për kryeministër dhe nëse humbet zgjedhjet nuk duhet të dalë nga shtëpia…

Kulluri: Ato deklarata janë bërë në një situatë politike të caktuar. Së dyti, pas datës 5 shtator kam mbështetur foltoren jo si kthim të Sali Berishës, si akt demokratik që anëtarësia e PD të vendosë për fatet e partisë. që nga shkarkimi i Lulzim Bashës deri te miratimi i statutit demokratik dhe funksionimit demokrat. Çfarë bëri Sali Berisha me gjithë enturazhin e Lulzim Bashës, Belind Këlliçin dhe Albana Vokshin. E morën dhe e grisën. Nuk bënë as primare. Me zt. Basha më ka bërë dy gjëra, ftesa e Lulzim Bashës ndaj meje dhe Kadillit, që ishim kundërshtar. Ky ishte një akt politik. Kush të ka thënë që ne fitojmë zgjedhjet? Zgjedhjet fitohen vetëm të bashkuar.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts