E ftuar në Podcastin “M’kujto” te Cenkuela Hasës, gazetarja Aida Topalli rrëfeu vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të saj 7 vjeçar në fushën e kronikës së zezë. Ajo tha se ishte kërcënuar nga të afërm të Ervis Martinajt, ndërsa tregoi edhe disa anë të errëta të botës së krimit dhe personazhe të njohur të lidhur me ta.
[embedded content]
“Fola në një intervistë për Ervis Martinajn, i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022. Pak orë pasi dola nga studioja më telefonon motra e tij dhe më thotë: “Si përmend t’i vëllain tim”. Në fillim e nisi butë, por më pas më kërcënoi dhe ofendoi. I thashë nuk mund të ndërhyni në punën time, mund t’i drejtohesh institucioneve nëse pretendon për shpifje. Sot e kanë shumë të lehtë të na gjejnë e na marrin pa pikën e problemit.”- u shpreh gazetarja.
[embedded content]
Gazetarja Aida Topalli tregoi për punën e saj të parë në fushën e kronikës, kur iu desh të vërtetonte ngatërresën që ishte bërë me një vajzë, të cilën e kishin përfshirë në grabitjen e Rinasit.
[embedded content]
“Shkoj ne Fushe Mbret tek gjendja civile dhe për fat atje punonte xhaxhai i vajzës. Fotografia dhe identiteti ishin ndryshuar, fola me të ëmën dhe në një farë mënyrë bëra një investigim të vogël. Atje kuptova se duhet te punosh shume për të nxjerre një të vërtetë ” u shpreh gazetarja.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co