Bota

Gazi pëson rrjedhje në Londër, mijëra banorë evakuohen nga banesat e tyre për arsye sigurie

gazi peson rrjedhje ne londer mijera banore evakuohen nga banesat e tyre per arsye sigurie

































Mijëra njerëz janë evakuuar nga ndërtesat pas një rrjedhje gazi në qendër të Londrës.

londer

Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes në rrugën Southwark, raporton Sky News.

Shërbime të tjera të urgjencës janë gjithashtu atje, siç është bordi i gazit i cili “po punon për të izoluar rrjedhjen e gazit dhe për ta bërë zonën të sigurt”, tha Brigada e Zjarrfikësve të Londrës (LFB).

Mjetet janë ndaluar të qarkullojnë, teksa është krijuar një perimetër sigurie, si masë paraprake.

Mësohet se rreth 2000 njerëz janë evakuuar nga ndërtesat.

Nuk është raportuar për të lënduar pas incidentit në kryqëzimin e Great Suffolk Street.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts