“Gazment Bardhi gaboi rëndë duke goditur Elisa Spiropalin”- Djegia e karrigeve, analisti Hila: PS ka bërë edhe më keq, ka shkatërruar sallën tërësisht, por nuk është produktive

gazment bardhi gaboi rende duke goditur elisa spiropalin djegia e karrigeve analisti hila ps ka bere edhe me keq ka shkaterruar sallen teresisht por nuk eshte produktive





































Analisti Dritan Hila ka komentuar situatën kaotike të krijuar ditën e sotme në Parlament, duke thënë se Gazment Bardhi gaboi rëndë duke qëlluar në drejtim të kryetares së paralmentit, Elisa Spiropali.

hila

Ai e quajti këtë veprim “shumë të rëndë” dhe nënvizoi se sjellja e tillë dënon autorin më shumë se sa e ndihmon politikisht.

“Goditja me mjete të forta e kryetares së parlamentit hyn tek xhestet e rëndë, është e pafalshme dhe nuk mendoj se fiton pikë me këtë, madje humbet pike me këtë. Humbet ti si person, nuk mendoj se kjo është një goditje për PD. Është e dënueshme, por dënohesh ti si person. Është shumë e rëndë kjo që ka bërë Bardhi duke goditur krye parlamentare”, tha Hila në emisionin Open” në News24.

Hila gjithashtu iu referua incidenteve të tjera të fundit, duke përmendur djegien e karrigeve nga ana e Partisë Demokratike. “PS ka bërë më keq duke shkatërruar sallën tërësisht, u deshëm muaj për ta riparuar, por kjo nuk pati produkt politik” shpjegoi ai, duke thënë se njerëzit nuk duan trazira, por duan programe.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al