Në Gelsenkirchen qeveria gjermane ka mobilizuar 1300 oficerë policie më shumë se zakonisht në pritje të sfidës së mbrëmjes së sotme, Serbi-Angli, me tifozeritë e të dyja ekipeve që pritet të krijojnë trazira.
Si masë parandaluese autoritetet gjithashtu kanë ndaluar shitjen e alkoolit gjatë të dielës, duke shënuar rastin e vetëm të këtij kufizimi, të paktën deri më tani.
Birra që do të serviret për të dyja tifozeritë nuk do të ketë përmbajtje të lartë alkooli, ndërsa The Sun ka cituar një zëdhënës të policisë lokale, i cili u ka bërë thirrje tifozerivë që të konsumojnë kanabis në vend të alkoolit.
“Do të jeni më të qetë”, tha ai, teksa rikujtoi se përdorimi i kanabisit është legalizuar në territon gjerman prej muajit prill.
Sipas Corriere della Sport në mënyrë të veçantë po monitorohen lëvizjet e 500 ultrasve serbë, të cilët janë pjesë edhe të tifozerive të Crevna Zvezdës dhe Partizanit të Beogradit dhe që kanë shprehur dëshirën e tyre për t’u konfrontuar me anglezët përmes rrjeteve sociale.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co