Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme në Coupe de France mes ekipit të tij dhe Rennes. Natyrisht, gazetarët “ngacmuan” teknikun sa i takon Kylian Mbappe-së, i cili po kalon muajt e fundit në Paris.
“Është interesant fakti se një gënjeshtër përbën lajm. Pas ndeshjeve jam i lodhur, kam pak energji, por të gjitha këto i përjetoj me qetësi totale. Unë e bëj punën time në mënyrën më të mirë dhe jam i kënaqur me të gjithë lojtarët e mi, përfshirë Kylian. Ai gjithmonë përformon në mënyrë spektakolare. Dhe unë do të doja që sezoni të përfundojë mirë për PSG-në dhe mrekullisht edhe për Kylian. Jemi të gjithë në të njëjtën varkë duke u përpjekur të arrijmë në portin e suksesit”.
Dhe i pyetur nëse e kuptonte apo jo gjendjen shpirtërore të Mbappes, Luis Enrique devijoi bisedën: “Ti je i ri, por unë jam 53 vjeç dhe kam shumë përvojë”.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co