“Gërdeci”/ GJKKO urdhër policisë të gjejnë sekretare e ish-ministrit Bumçi. Mihal Deljorgji dhe Dritan Minxolli…

gerdeci gjkko urdher policise te gjejne sekretare e ish ministrit bumci mihal deljorgji dhe dritan
gerdeci gjkko urdher policise te gjejne sekretare e ish ministrit bumci mihal deljorgji dhe dritan

Ka patur disa zhvillime në procesin ndaj ish-ministrit Mediu si përgjegjës për

Gazetarja Klodiana Lala raporton se GJKKO relatoi se Ministria e Drejtësisë i hapi rrugë një letër porosie në SHBA për marrjen e një dëshmitari në pyetje.

Letërporositë që drejtohen drejt SHBA duan kohë të procesohen.

Gjykata urdhërojë policinë të gjejë dëshmiraren Anjola Agolli sekretare e ish-ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi, mbi mbishkrimin për Shkëlzen Berishën, shkresë që ka dalë nga kjo zyrë.

Gjykata ka kërkuar gjithashtu përsëritjen e fletethirrjen për Mihal Deljorgjin dhe Dritan Minxolli.

Ndërkohë, sot në SPAK është paraqitur edhe  ish-ministri Fatmir Mediu.

Në fjalën për mediat, ai u ka bërë thirrje dëshmitarëve të vijnë dhe të mbajnë qëndrim sa i përket punës që kanë kryer në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të mos mbajnë pozicionin e heshtjes. Sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Në këtë proces gjyqësore prej disa kohësh nuk ka asnjë dëshmitar të thirrur nga prokuroria që të ketë thënë qoftë se ministri ka edhe një grimcë faj Procesi i demontimit është thirrur nga strukturat e ministrisë së Mbrojtjes që nuk lidhen më fushën e veprimtarisë së Ministrisë.

Sa i përket vazhdimit të procesit, i bëj thirrje edhe njëherë që gjithsecili të vij dhe të mbajë qëndrimin sa i përket punës që ka kryer në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të mos mbajnë pozicionin e heshtjes. Sepse me dëshmitë duhet të hidhen dritë. Do konsultohem me avokatët. Unë kam pritur mbi 16 që të pyetem nga prokuroria, por nuk ka denjuar të më pyesë mbi çështjen”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →