Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është takuar me homologun e saj nga Mbretëria e Bashkuar, David Cameron në kuadër të vizitës së saj në Luksemburg.
Zëvendëskryeministrja Gërvalla këtë takim me Cameron-in e ka realizuar në “Place Guillaume II” pasi mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Luksemburgut me ftesë të Dukës së Madh.
“Së bashku me Ministrin e Jashtëm Britanik, Lord David Cameron në Luksemburg në ‘Place Guillaume II’ pas ceremonisë së Ditës Kombëtare të organizuar nga Duka i Madh”, ka shkruar Gërvalla, në platformën “X”.
Together with 🇬🇧 Foreign Minister Lord David Cameron in Luxembourg at “Place Guillaume II” after the National Day ceremony organized by the Grand Duke. pic.twitter.com/OgMdl0SxOu
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 25, 2024
Në këtë ditë të shënuar për Luksemburgun, Gërvalla e uroi Dukën e Madh për Ditën Kombëtare, duke theksuar “miqësinë e fuqishme dhe raportet e mira mes Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co