Gëzimi i fitores ndaj Lazios zgjati pak, brazilianit Douglas Luiz i grabisin shtëpinë! Hajdutët vjedhin në banesën e tij 11 ora me vlerë totale rreth 500 mijë euro

gezimi i fitores ndaj lazios zgjati pak brazilianit douglas luiz i grabisin shtepine hajdutet vjedhin ne banesen e tij 11 ora me vlere totale rreth 500 mije euro





































Në kuadër të ndeshjes së 8-të të Serisë A, Juventusi priti Lazion për përballen mes tyre mbrëmjen e djeshme, një ndeshje e cila përfundoi 1:0 nga një autogol i Mario Gilias.

Luiz1

Një nga protagonistët e fitores ishte braziliani Douglas Luiz, i cili u transferua në Torino pak muaj më parë me partneren e tij Alyssa Lehmann që luan për skuadrën e femrave Bianconer.

Me mbylljen e ndeshjes në stadiumin e Juventusit, Douglas Luiz doli për të ngrënë me shokët e skuadrës, por pak pas mesnate u detyrua të kthehej me shpejtësi në shtëpinë e tij kur ra alarmi.

Alisha_Douglas

Kur mbërriti atje, braziliani pa makinat e patrullës së policisë të cilat gjithashtu ishin informuar për alarmin dhe se aty kishte ndodhur një vjedhje.

Autorët duke e ditur se kanë pak kohë në dispozicion para se të largohen, kanë arritur të rrëmbejnë 11 ora me vlerë totale rreth 500 mijë euro, por edhe disa xhevahire të Lehman-it për të cilat deri më tani nuk është bërë asnjë vlerësim.

Edhe në të kaluarën kanë ndodhur incidente të ngjashme me futbollistë të tjerë të Juventusit, ku viktima të grabitjes ishin edhe Moises Kean, Caio Jorge, Angel Di Maria.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →