Gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve, Amnesty International: Të mbijetuarat nuk kanë parë drejtësi

gjashte raste te dhunes ne familje ne kosove brenda 24 oreve amnesty international te mbijetuarat nuk kane pare drejtesi
gjashte raste te dhunes ne familje ne kosove brenda 24 oreve amnesty international te mbijetuarat nuk kane pare drejtesi

Gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar të shtunën në Kosovë.



Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet e dhunës kanë ndodhur në Lipjan, Podujevë, Pejë dhe Rahovec, dhe njëri është vazhdimësi prej 18 korrikut.

Në katër raste, gratë kanë raportuar se kanë përjetuar dhunë fizike ose psikike prej bashkëshortëve të tyre.

Një rast është regjistruar për dhunë të vëllait ndaj motrës, dhe një tjetër për ofendim të gjyshit ndaj mbesës.

Të shtunën janë regjistruar katër raste të dhunës në familje.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se, vitin e kaluar, janë raportuar 2.460 raste të dhunës në familje, me viktima kryesisht gratë.

Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, numri i tyre është shumë më i lartë se shifra zyrtare.

Ata besojnë se dhuna nënraportohet për disa arsye, përfshirë: presionin social mbi gratë, mungesën e pavarësisë së tyre ekonomike dhe mostrashëgimin e pasurisë nga prindërit.

Sipas gjetjeve të organizatës ndërkombëtare, Amnesty International, të mbijetuarat e dhunës në familje në Kosovë janë shprehur se nuk kanë parë drejtësi, se shteti nuk është kujdesur për sigurinë e tyre dhe se ato i frikësohen përsëritjes së dhunës.

Konventa e Stambollit – për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, të cilën e ka nënshkruar Kosova – bën thirrje që veçanërisht burrat dhe djemtë të kontribuojnë në parandalimin e të gjitha formave të dhunës.

Katrina Fotovat, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës së Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet Globale të Grave, i ka thënë Radios Evropa e Lirë në prill se autoritetet amerikane kanë zbuluar se koha më e mirë për t’i angazhuar burrat në bisedat për dhunën seksuale ose dhunën me bazë gjinore, është pasi ata të bëhen baballarë.

Nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë. /REL

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →