Një sulm me raketa ukrainase që synonte qytetin Rilsk në rajonin Kursk të Rusisë la pas “disa të vdekur dhe të plagosur”, njoftoi fillimisht Komiteti Hetimor Rus, duke vënë në dukje se “numri i saktë i të vrarëve nuk është përcaktuar ende”.
Më pas guvernatorit i rajonit të Kurskut, Alexander Hinstein, njoftoi se sulmi me raketa ukrainase vrau gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, ndërsa 10 persona u plagosën.
Zyrtari e përshkroi sulmin “masiv”, duke akuzuar forcat ukrainase për shënjestrimin e “infrastrukturës” dhe lëshimin e raketave amerikane HIMARS, duke dëmtuar disa ndërtesa, përfshirë një shkollë, një qendër kulturore dhe shtëpi private.
“E kuptoj sa e vështirë është të shohësh vendlindjen tënde në një situatë kaq të vështirë”, shkroi Hinstein në një postim në Telegram.
Hinstein tha se Ukraina vazhdon të godasë rajonin, duke ndërlikuar përpjekjet e punonjësve të urgjencës. Rilsk është rreth 26 kilometra nga kufiri me rajonin Sumyk të Ukrainës.
Videot e postuara në mediat sociale ruse treguan automjete të shumta në flakë, rrugë të mbushura me mbetje të raketave dhe ndërtesa me xhama të thyer.