Klaus Gjasula ka qenë protagonisti absolut i ndeshjes mes Shqipërisë ndaj Kroacisë me autogolin dhe golin e tij në shtesë që vulosën barazimin 2-2 për kuqezinjtë. Një gol në fund të ndeshjes për të cilin kanë festuar edhe te klubi i Darmshtad, ku Gjasula ka luajtur në sezonet e fundit.
Edhe drejtori sportiv i klubit, Pol Ferni, e pranoi një gjë të tillë për mediat lokale. “Kjo ndeshje tregoi se çfarë e bën atë një lojtar special. Ai është një futbollist që nuk dorëzohet kurrë, ka një mentalitet monstruoz”, tha ai.
Kontrata e Gjasulës me Darmshtad ka përfunduar por palët janë ulur në tavolinën e bisedimeve për rinovimin e saj. “Mund të konfirmoj se jemi në bisedime me Klausin për zgjatjen e marrëveshjes dhe gjithçka ka qenë pozitive deri tani”, tha drejtuesi i Darmshtad, duke lënë të kuptohet se lojtarin e pret firma pas përfundimit të Euro 2024, për të vazhduar karrierën në këtë klub në Bundesligën 2.
“Klausi ishte gjithashtu i lumtur që ne e mendonim në të njëjtën mënyrë. AI ka gjetur këtu një shtëpi. Tani ne duhet të sigurojmë që gjërat të funksionojnë”, tha trajneri Torsten Liberkneht, i cili kishte meritë për ftesën e Gjasulës në radhët e Shqipërisë, pasi nuk e aktivizoi më në mbrojtje por vetëm në mesfushë në pjesën e dytë të sezonit duke e kthyer në vëmendjen e Silvinjos.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co