Gjasula kujton golin me Kroacinë: 25 minuta magjike, ja pse mbeta në Gjermani

gjasula kujton golin me kroacine 25 minuta magjike ja pse mbeta ne gjermani



































Klaus Gjasula ishte një ndër protagonistët e Kombëtares shqiptare në Europian, më saktësisht në ndeshjen kundër Kroacisë, ku ishte edhe e vetmja që mesfushori mori minuta.gjasulaPor, aq pak në fushë, Gjasula shënoi autogol dhe më pas golin e barazimit në fund. 34- vjeçari pasi rinovoi me Darmshtadin ka folur në mediat e klubit gjerman në lidhje me zgjatjen e kontratës, por edhe për emocionet e Europianit, siç ishte edhe ajo video e bërë virale e vëllait të tij Jurgenit.

Gjasula, keni zgjatur kontratën me Darmshtadin, përse rinovuat?

Jam ndier jashtëzakonisht rehat këtu gjatë gjithë kohës, prandaj jam i lumtur që mu ofrua rinovimi. Pastaj mosha ime ndikoi, nuk mund të lëviz në këtë mosha, por faktori vendimtar për mua ishte padyshim ekipi dhe në krye trajnerin, të cilët i falënderoj për të gjithë gjërat. Unë vija nga një dëmtim dhe në fundin e sezonit më ndihmoi që të rifutesha në lojë. Unë nuk e harroj nga vij dhe ku jam, siç thashë ndihem mirë, familja ime ndihet mirë këtu dhe është një nder për mua që të mund të vazhdoj. Këtu diçka po ndodh, kanë mbërritur disa afrime të reja dhe kam ndjesinë që janë të uritur e do të tentojmë edhe njëherë ngjitjen. Sigurisht që nuk është gjithmonë e lehtë pas një sezoni si ai i fundit, por nuk dua të shikoj shumë prapa, por vetëm përpara, djemtë janë të uritur.

Nuk do të kthehemi shumë prapa, por vetëm pak javë më parë ju luajtët me Shqipërinë në Gjermani?

Ishte me të vërtetë e vështirë të merrja vetën nga dëmtimi në këtë moshë dhe po ashtu ishte jashtëzakonisht e lezetshme për mua. Ishte disi si një përrallë. Ishte e pabesueshme që unë isha atje dhe përjetova gjithçka. Momente të bukura dhe të papërshkrueshme. Sigurisht që ishte ndjesi shumë e veçantë, në ato minuta që unë luajta, ishin rreth 25, ekipi ndodhej në vështirësi dhe nuk merrnin dot frymë. Në fillim gjithçka shkoi në drejtimin e gabuar, por pastaj me golin u rregullua.

Virale u bë videoja e vëllai tuaj, Jurgenit, që feston me lot në sy pas golit?

Kam pritur një moment të tillë gjatë gjithë jetës sime. Prita dhe pastaj kur vjen ai moment ndodhin këto. Unë ende mund të shoh lotët që vijnë sot, ana e vëllai nuk është kështu tani, por padyshim që ai ka kaq shumë emocione. Pas ndeshjes ai më priti në stadium dhe e takova, ishte emocionuese për mua dhe të gjithë familjen. Me kalimin e kohës e kuptova se çfarë kisha bërë sepse çdo gjë ishte shumë intensive, e kuptova se çfarë do të thoshte që pas Kampionatit Europian të ishe me pushime në Shqipëri. Njerëzit ju njohin më shumë, është një privilegj që të jesh lojtar i Kombëtares, nuk e kisha përjetuar diçka të tillë në karrierë, ishte e pabesueshme. Ndihesha sikur isha një djalë vërtet i madh dhe kjo situata ime kishte vetëm një shprehje si shembull: Kurrë nuk është vonë për të jetuar ëndrrat e tua.

Ju keni luajtur në moshën 28 vjeçare ndeshjen e parë si profesionist?

Sigurisht që do të kisha dashur të luaja më shumë. Kam pasur rastin që të luaj futboll prej vitesh, por këto kohë që kam qenë me pushime, kam menduar shpesh për faktin se kam pasur vetëm 6 vite si profesionist, duke luajtur me të vërtetë në Bundesligën 2 dhe elitë. Në këto gjashtë vitet e fundit kanë ndodhur shumë gjëra ekstreme, të cilat thjesht më tregojnë se nuk është kurrë vonë dhe se gjithçka është e mundur në futboll, veçanërisht në këtë kohë mund të arrini çdo gjë, thjesht duhet të qëndroni me të, të besoni në veten tuaj dhe t’i jepni të gjitha, të tjerat do të vijnë në një moment sepse besoj se ajo që jepni do të kthehet në një moment dhe po, kjo nuk lidhet vetëm me ekipin kombëtar, por lidhet me të gjithë karrierën time. Unë mendoj se nëse jeni i sinqertë dhe punoni mirë, atëherë do të merrni gjithçka dhe suksesi do të vijë.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →