Publicisti dhe deputeti Agron Gjekmarkaj në emisionin “Open” në News24 u shpreh se ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë ishte një lajm i hidhur për botën shqiptare, por që gjeti një pasqyrim në të gjitha mediat ndërkombëtare, pra ishte një figurë e përbotshme.
Gjekmarkaj solli në vëmendje atë fjalimin brilant kur merrte titullin akademik në Francë, ku ai e krahasonte veten me shqiptarët që kacavirreshin me litarë në anijet për të ikur, ndërsa ftonte akademikët franceze që të shikonin edhe atë me litar duke u kacavjerrë mureve të akademisë. Gjekmarkaj tha se ky ishte një moment patriotizmi.
[embedded content]
“Fakti që vepra e tij gjëndet kudo në shtëpitë e shqiptarëve e përmbush qëllimin e një shkrimtari që është përjetësia. i ka bërë një shërbim shumë të madh letërsisë shqipe dhe kombit shqiptar”, tha Gjekmarkaj.
Ai tha se statusi i Ismail Kadaresë është i përbotshëm, i një klasiku të letërsisë bashkëkohore. “Gjeniu Kadare kalon atë që quhet caku, jeta përtej vdekjes”, tha Gjekmarkaj. Ai e konsideroi Ismail kadarenë si një ideolog të shqiptarizmës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co