Gjenden katër persona të vdekur në Prishtinë, policia nis hetimet

gjenden kater persona te vdekur ne prishtine policia nis hetimet
gjenden kater persona te vdekur ne prishtine policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të vdekjes në Prishtinë, të cilat janë duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Në raportin policor rasti cilësohet si “hetim mbi vdekjen”.

“Rajoni i Prishtinës / 20.06.2024 – Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent”, thuhet në raport, shkruajnë mediat e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Telegrafi i ka shkruar Policisë për detaje shtesë dhe është në pritje të informacioneve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →