Gjenden pesë trupa me koka të prera në një rrugë në Meksikë

gjenden pese trupa me koka te prera ne nje rruge ne meksike
gjenden pese trupa me koka te prera ne nje rruge ne meksike

Trupat me kokat e prera të pesë burrave, janë gjetur në një rrugë në Meksikën qendrore, në një zonë të kontrolluar nga karteli i fuqishëm Jalisco New Generation.

Policia është thirrur në një rrugë pranë qytetit Ojuelos, në shtetin Jalisco, të dielën në mëngjes, pasi qeset plastike që përmbanin mbetjet u pikasën nga shoferët, raporton BBC.

Ekspertët e mjekësisë ligjore janë përpjekur të identifikojnë viktimat, thanë zyrtarët.

Brutaliteti i vrasjeve dhe asgjësimi i trupave në një vend publik janë tregues të qartë të përfshirjes së kartelit të drogës.

Trupat e Gardës Kombëtare arritën  gjithashtu në vendin e ngjarjes dhe gjetën mbetjet e mbështjella me qese të zeza plastike, ka thënë në një deklaratë zyra e prokurorit të shtetit në shtetin Jalisco.

Asnjë nga moshat e viktimave nuk mund të përcaktohet ende dhe një hetim është nisur, sipas zyrës.

Në Jalisco këtë vit, shifrat zyrtare tregojnë se 1,415 njerëz u vranë midis janarit dhe shtatorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →