Gjendet i pajetë në mes të rrugës një person, ja çfarë dyshon policia! Foto nga vendi i ngjarjes

gjendet i pajete ne mes te rruges nje person ja cfare dyshon policia foto nga vendi i ngjarjes





































Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur këtë të premte (4 tetor), në afërsi të fshatit Leshnicë.

aksident naten shi
Pamje nga vendi i ngjarjes

Paraprakisht policia dyshon se një mjet e ka përplasur personin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Viktima është identifikuar si Florant Palla, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij”, sqaron policia.

Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al