Gjendet i plagosur një person, dyshimet e para

gjendet i plagosur nje person dyshimet e para
gjendet i plagosur nje person dyshimet e para

Një person është gjendur i plagosur në Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se nga të dhënat e para dyshohet se i plagosuri është goditur me mjete të forta në shpatull. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Korçës bëhet e ditur se pasi ky shtetas është dërguar në spital është marrë në pyetje dhe gjatë dëshmisë së tij ka thënë se e ka dëmtuar një person tjetër që rezulton i njohur për të.

Për të zbardhur konfliktin policia ka shoqëruar në komisariat personin që sipas pretendimeve të shtetasit të dëmtuar është autori.

Në vijim do të merret në pyetje për të zbardhur të gjithë ngjarjen se si ka ndodhur.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co