Pas një kërkimi dy-javor autoritetet në Afrikën e Jugut kanë gjetur të vdekur ish-kampionin e botës në kërcim për së larti, Jacques Freitag.
Siç raporton “Netwerk24”, Freitag është gjetur i gjakosur pranë një varreze në Pretorian perëndimore dhe policia dyshon se atleti është vrarë.
Ai për herë të fundit është parë duke dalë nga shtëpia e nënës së tij më 17 qershor, ndërsa mediat vendase spekulojnë se po luftonte me varësinë nga droga në momentin kur u zhduk.
42 vjeçari ka fituar kampionatet botërore në nivel të rinjsh dhe profesionisti, një arritje e rrallë në atletikën elitare dhe e realizuar nga pak njerëz, përfshirë Usain Bolt.
Megjithatë, më i paharrueshëm është medalja e tij e arit në Kampionatin Botëror në Paris në 2003. Ai gjithashtu arriti një rekord personal me kërcimin prej 2.38 metra të realizuar në 2005.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co