Gjendet i pajetë një i moshuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhapokike 2 Bashkia Memaliaj, raporton për Balkanweb gazetarja Brikena Metaj.
Trupi i pajetë i 70-vjeçarit F.A, u gjet nga kalimtarë të rastit që kanë njoftuar policinë. Viktima është banor i fshatit Zhapokike2.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse 70-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e ndonjë aksidenti, nga shkaqe natyrale apo është vrarë.
Sipas burimeve nga vendngjarja, bëhet e ditur se viktima kishte pak ditë që kishte humbur kontaktet me familjen.
Njoftimi zyrtar
Memaliaj/Informacion paraprak
Rreth orës 06:40, në lagjen “Canometaj”, në fshatin Zhapokikë 2, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në një përrua në afërsi të fshatit, shtetasi F. A., 72 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave, shkakut dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Për rrethanat dhe shkakun e humbjes së jetës së 72-vjeçarit, në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim të plotë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co