Bota

Gjendet pa shenja jete një 39-vjeçar, dyshimet e para

gjendet pa shenja jete nje 39 vjecar dyshimet e para































Familjarët kanë gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar, në fshatin Rëmbec të Korçës.

ambulanca-1-780x405-1-500x260

Sipas informacioneve mësohet se shtetasi me inicialet E.J ka ndërruar jetë në banesën e tij ndërsa familjarët kanë dëshmuar për policinë se 39 vjeçari vuante nga disa sëmundje.

Policia ndërkohë ka filluar menjëherë nga puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune gjithsesi do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të zbardhë shkaqet.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në fshatin Rëmbec, Maliq, në banesë është gjetur i pajetë nga familjarët e tij shtetasi E. J., rreth 39 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale, pasi vuante nga sëmundje kardiovaskulare.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts