Gjeorgjia në prag, Spanja vijon përgatitjet, situata te skuadra e De La Fuentes

gjeorgjia ne prag spanja vijon pergatitjet situata te skuadra e de la fuentes
gjeorgjia ne prag spanja vijon pergatitjet situata te skuadra e de la fuentes

Spanja vazhdon përgatitjet intensive, në prag të përballjes së Euro 2024 ndaj Gjeorgjisë. Për takimin që luhet me 30 qershor në Këln, trajneri i spanjollëve, De La Fuente do të ketë në dispozicion shumicën e lojtarëve, i vetmi dyshim është Navas për shkak të një dëmtimi. Rikthehet Rodri pas pezullimit, ndërsa 3  mbrojtës, përfshirë Dani Carvajal, do të humbisnin një çerekfinale të mundshme nëse ndëshkohen me kartonë të vërdhë.

Mesfushori i Gjeorgjisë, Anzor Mekvabishvili është pezulluar pas një kartoni të verdhë ndaj Portugalisë. Pjesa tjetër e grupit është gati, për një “betejë” të vërtetë, ndaj një rivali ku synimi i vetëm është mrekullia. Në sfidën e fundit direkte, iberikët kanë mundur 3-1 gjeorgjianët, me 19 nëntor të vitit 2023.

Spanja ishte e vetmja skuadër që përfundoi fazën e grupeve me një rekord perfekt prej tre fitoresh dhe triumfi  1-0 ndaj kampionit në fuqi, Italisë, rriti shanset për fitimin e Europianit, për herë të parë që nga viti 2012. Atmosferë është pozitive, çka kuptohet edhe nga konferencat për shtyp, ku së fundmi, sulmuesi Niko Uilliams deklaroi se askush nuk është më e fortë se Spanja. Takimi do të gjykohet nga Letexier dhe të mbahet në një stadium ku pritet të jenë mbi 40 mijë tifozë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →