Gjeorgjia: Zbuluam një komplot, qëllimi ishte përmbysja me dhunë e qeverisë

gjeorgjia zbuluam nje komplot qellimi ishte permbysja me dhune e qeverise
gjeorgjia zbuluam nje komplot qellimi ishte permbysja me dhune e qeverise

Shërbimet e Sigurisë të Gjeorgjisë pretendojnë se kanë zbuluar komplotin që synonte vrasjen e zyrtarëve të lartë në partinë në pushtet të Gjeorgjisë, mes shqetësimeve në rritje për të ardhmen e demokracisë në vendin e Kaukazit Jugor.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Shërbimi i Sigurimit Shtetëror i Gjeorgjisë ka thënë se ka hapur hetim për “përgatitjen e një sulmi terrorist dhe komplot për ta përmbysur qeverinë e shtetit”.

Plani, sipas Shërbimit të Sigurimit, ishte hartuar nga ish-zyrtarë të qeverisë, me gjasë duke iu referuar atyre që shërbyen nën qeverinë e mëparshme.

Sipas agjencisë, objektiv ishte Bidzina Ivanishvili, manjati miliarder dhe ish-kryeministër që themeloi partinë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →