Gjermani, numri i veprave penale më i larti që nga viti 2016

gjermani numri i veprave penale me i larti qe nga viti 2016
gjermani numri i veprave penale me i larti qe nga viti 2016

Në Gjermani vitin e kaluar ka pasur një rritje të kriminalitetit dhe dhunës, ku numërohen akte penale të ndryshme seksualiteti, plagosjeje trupore dhe vjedhje. Numri i rasteve (rreth 214.000) është rritur sipas statistikës me 8,6 përqind krahasuar me vitin 2022. Ky është niveli më I lartë që nga viti 2007.

Edhe vjedhjet janë shtuar. Në kategorinë e vjedhjeve të vogla janë regjistruar rreth 1,97 milionë raste, 10,7 përqind më shumë se në një vit më parë më 2022. Gjithashtu është shtuar numri i vjedhjeve në shtëpi me rreth 18 përqind.

Autoritetet kanë regjistruar gjithsej në mbarë federatën 5,941 milionë raste kriminaliteti. Kjo do të thotë një rritje me 5,5 përqind krahasuar me vitin 2022 dhe 9,3 përqind kundrejt vitit 2019 përpara pandemisë së koronavirusit. Gjithsej në Gjermani janë regjistruar më shumë vepra penale si asnjëherë më parë që nga viti 2016.

Ministrja e Brendshme socialdemokrate, Nancy Faeser gjatë prezantimit të statistikës në Berlin tha, se ky zhvillim kërkon “ndërhyrjen e nevojshme “, ashtu si edhe përforcimin e masave parandaluese. Por pavarësisht rritjes së numrit të veprave penale, Gjermania “vazhdon të jetë një nga vendet më të sigurta të botës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →