Gjermania arreston një sirian, dyshohet se komplotoi për të vrarë ushtarë në Bavari

gjermania arreston nje sirian dyshohet se komplotoi per te vrare ushtare ne bavari
gjermania arreston nje sirian dyshohet se komplotoi per te vrare ushtare ne bavari

Një shtetas sirian, i dyshuar për qëndrime radikale islamike, është arrestuar nën dyshimin se kishte planifikuar të vriste me hanxharë ushtarë gjermanë në qytezën Hof në Bavari, thanë prokurorët të premten.

I dyshuari, 27 vjeç, i kishte siguruar dy hanxharë rreth 40 centimetra të gjatë.

Ai planifikonte të vriste sa më shumë ushtarë të Forcave të Armatosura të Gjermanisë në Hof, të cilët e kalonin kohën e pushimit të drekës atje, thuhet në njoftimin e prokurorëve.

“Me këtë veprim, i akuzuari donte të tërhiqte vëmendje dhe të krijonte një ndjesi të pasigurisë në mesin e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Gjermania ka vendosur t’i ashpërsojë kontrollet kufitare pas sulmeve vdekjeprurëse me thikë rishtazi, të cilat u kryen nga azilkërkues të dyshuar.

Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për një sulm me thikë në qytetin perëndimor, Solingen, ku u vranë tre njerëz në gusht.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →