Gjermania dërgon trupa ushtarakë në kufi me Rusinë, Moska paralajmëron “masa të veçanta” si përgjigje

gjermania dergon trupa ushtarake ne kufi me rusine moska paralajmeron masa te vecanta si pergjigje
gjermania dergon trupa ushtarake ne kufi me rusine moska paralajmeron masa te vecanta si pergjigje

Gjermania ka dërguar një ekip ushtarak të avancuar në Lituani, si pjesë e planeve për të stacionuar një brigadë të blinduar me forcë të plotë në mënyrë të përhershme në shtetin baltik, i cili kufizohet me Rusinë. Moska e ka përshkruar misionin si një kërcënim që kërkon “masa të veçanta” si përgjigje.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ishte mes atyre që përcolli 21 anëtarë të shërbimit ushtarak dhe punonjës civilë që u nisën të hënën nga Berlini në Vilnius. Ministri vlerësoi vendosjen e Bundeswehr-it si “një sinjal të qartë solidariteti” me homologun gjerman të NATO-s.

Brigada Lituaneze, ose Panzerbrigada 45, do të përfshijë rreth 4,800 ushtarë dhe 200 punonjës civilë deri në momentin që të bëhet plotësisht operacionale në vitin 2027. Ajo do të vendoset në terrenin e stërvitjes Rudninkai në juglindje të vendit, si dhe pranë qytetit të Ruklës. Disa trupa gjermane do të vendosen vetëm 20 km nga kufiri me Bjellorusinë, një aleat kryesor rus. Lituania kufizohet gjithashtu me enklavën ruse të Kaliningradit.

Lituania, e cila prej vitesh po përmirëson infrastrukturën e nevojshme për të strehuar trupat e huaja, e ka përshkruar dislokimin gjerman si historik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →