Gjermania frenon mbështetjen për Ukrainën, nga viti i ardhshëm përgjysmon ndihmën ushtarake

gjermania frenon mbeshtetjen per ukrainen nga viti i ardhshem pergjysmon ndihmen ushtarake
gjermania frenon mbeshtetjen per ukrainen nga viti i ardhshem pergjysmon ndihmen ushtarake

Gjermania do të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm, pavarësisht mundësisë që kandidati republikan Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe të frenojë mbështetjen për Kievin.

Ndihma gjermane për Ukrainën do të ulet në 4 miliardë euro në 2025 nga rreth 8 miliardë euro në 2024, sipas një drafti të buxhetit të vitit 2025 të raportuar nga Reuters.

Gjermania shpreson se Ukraina do të jetë në gjendje të plotësojë pjesën më të madhe të nevojave të saj ushtarake me 50 miliardë dollarë kredi nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse të rënë dakord nga G7, dhe se fondet e destinuara për armatim nuk do të përdoren plotësisht.

“Financimi i Ukrainës është i siguruar për të ardhmen e parashikueshme falë instrumenteve evropiane dhe kredive të G7,” tha të mërkurën ministri gjerman i financave Christian Lindner në një konferencë shtypi.

Zyrtarët thonë se liderët e BE-së ranë dakord me idenë pjesërisht sepse zvogëlon mundësinë që Ukraina të ketë mungesë fondesh nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Kambanat e alarmit ranë në të gjithë Evropën këtë javë pasi Trump zgjodhi senatorin JD Vance , i cili kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe paralajmëroi se Evropa do të duhet të mbështetet më pak te Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur kontinentin, si kandidatin e tij për zv/president.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →