Bota

Gjermania hedh poshtë kërcënimet e Putinit për vendosjen e raketave amerikane

gjermania hedh poshte kercenimet e putinit per vendosjen e raketave amerikane
gjermania hedh poshte kercenimet e putinit per vendosjen e raketave amerikane

Qeveria gjermane po mbron edhe një herë vendosjen e planifikuar të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani, pasi presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi për masa ushtarake ”hakmarrëse”.

Zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann tha se Berlini kishte përshkruar tashmë arsyet për vendosjen e raketave amerikane nga viti 2026 që mund të arrijnë deri në Rusi.

“Kjo do të thotë shumë, sepse Rusia ka ndryshuar ekuilibrin strategjik në Evropë dhe po kërcënon Evropën dhe Gjermaninë me raketa balistike, dhe ne duhet të vendosim këtë pengesë”, theksoi ai.

Putin paralajmëroi të dielën e kaluar për një krizë raketore të stilit të Luftës së Ftohtë, duke thënë se Moska do të detyrohet të marrë masa, në përgjigje të planit të Uashingtonit dhe Berlinit.

”Rusia nuk do të ndihet më e përkushtuar ndaj një ndalimi të mëparshëm të armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi me bazë tokësore”, tha Putin.

Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) që ndalon armë të tilla është i pavlefshëm që kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga ai në vitin 2019.

Kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën gjatë administratës së Donald Trump, ajo pretendoi se ”Rusia kishte shkelur prej kohësh detyrimet e saj sipas traktatit”.

Sipas Putinit, megjithatë, Rusia ka vazhduar t’u përmbahet marrëveshjeve edhe pse traktati në fakt ”ka vdekur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts