Përfaqësuesja e Gjerman isë mori një barazim të çmuar kundër Zvicrës në duelin e fundit në Grupin A, duke siguruar edhe vendin e parë, çka i jep mundësi të duelojë me të 2-tën e vazos C, aty ku janë në garë Anglia, Danimarka, Sllovenia dhe Serbia. Por raportimet nga kampi i “Pancerave” nuk janë aspak pozitive. Fjala është për dy qendërmbrojtësit e Nagelsmanit.
DËMTIMI – Antonio Rydiger u profilizua nga Nagelsman përpara nisjes së Kampionatit Europian si lider i prapavijës, por gjatë festimit të golit të barazimit, ai ka pësuar tendosje të muskujve, e për pasojë rrezikon shumë për mos të qenë prezent në fazën e 1/ 16. Nuk kishte se si ta kalonte në qetësi këtë precedent trajneri Nagelsman: “Rydiger u dëmtua në mënyrë të çuditshme. Do na duhen ende kohë për të kuptuar qartësisht shkallën e lëndimit. Shpresojë mos të jetë asgjë serioze”, e mbylli Nagelsman. Pas kalimit me sukses të fazës së grupeve, tashmë për “Pancerat” fillojnë “teste e rënda”, e ku do japin panoramë më të qartë se sa larg mund të shkojnë në “Euro 2024”. Është fakt se gjatë të tria ndeshjeve, Nagelsman nuk e ndryshoi formacioni startues, ama kundër vendit të 2-të në Grupin B e ka të pamundur, sepse Tah është i skualifikuar.
PEZULLIMI – Xhonatan Tah ishte në “listën e zezë” dhe nëse ndëshkohej me karton të verdhë, automatikisht mungonte në raundin pasues. Edhe pse u njoh më herët me këtë fakt, ai nuk u kursye, duke marrë një tjetër karton dhe për pasojë nuk do të jetë në gjendje të kontribuojë në ekip. Vlen për t’u përmendur se Tah dhe Rydiger janë dy lojtarët me më shumë asistime në këtë Kampionatet Europiane, sikurse me përqindjen më të lartë, bashkangjitur këtu edhe Toni Kros. Lojtari me tipare defensive i Bajer Leverkusen zhvilloi sezon të jashtëzakonshëm me ngjyrat e “Aspirinave”, madje ka fituar rolin e titullarit të padiskutueshëm në urdhrat e Nagelsmanit.
ZËVENDËSUESIT – Niko Shloterbek do të mbulojë zonën e të pezulluar Tah. Faktikisht qendërmbrojtësi i Dortmundit ka bërë paraqitje të mira sa herë që është hedhur në fushë si zëvendësues, mjafton të sjellim në kujtesë duelin me Zvicrën, madje shumë mirë Shloterbek mund të luftojë denjësisht për rolin e titullarit. Problemi me përmasa më të mëdha konsiston me pasuesin e Rydiger. Emri më i përshtatshëm në letër është Valdemar Anton. Ai inkuadrohet te Shtutgarti, por te “Pancerat” kurrë nuk e fituar statusin e protagonistit. Mungesa e eksperiencës në të tilla nivele është një tjetër minus.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co