Gjermania në telashe, dy “orakujt” e Europianit parashikojnë dështim në ndeshjen e parë

gjermania ne telashe dy orakujt e europianit parashikojne deshtim ne ndeshjen e pare

































Oktapodi Pol në Botërorin 2010 solli në skenë një seri të gjatë “orakujsh” të botës shtazore që tashmë janë bërë të zakonshëm në parashikimet e tyre për evenimentet e rëndësishme futbollistike. Dhe këtë herë gjermanët duhet të shpresojnë që orakujt e tyre të gabohen, pasi dy të ndryshëm në ditën e fundit kanë parashikuar telashe për organizatorët e turneut.

asddsadasdasdsasadasdasdads

Breshka Goaliath në Berlin, ishte e para që nisi parashikimet e saj, me ndeshjen Gjermani Skoci. Përpara i ishin vënë pjatat me ushqimet e preferuar dhe ajo me qetësi shkoi drejt asaj skoceze duke parashikuar disfatë për organizatorët.

sdffdsfdsfdsfdsdsfsfd

Në Mynster, u provua të ndryshohej fati me tapirin Teo, në kopshtin zoologjik të qytetit, por përsëri orakulli parashikoi një disfatë për ekipin e Nagelsman. Edhe ai kishte tre pjatat me ushqime për të zgjedhur për rezultatin e ndeshjes dhe ashtu si breshka homologe ne parashikime, shkoi drejt asaj skoceze.

adsdsadasdsadasasdasdads

“Nuk shkoi ashtu siç shpresonin”, tha për “Bild” një nga rojtarët e kopshtit zoologjik, të cilët gjithsesi theksuan se parashikimet do të vazhdonin edhe në javët e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →