Gjermania përgatitet edhe për penalltitë, ja rreshtimi i mundshëm kundër Spanjës

gjermania pergatitet edhe per penalltite ja rreshtimi i mundshem kunder spanjes



































“Përplasja” në çerekfinale mes Gjermanisë dhe Spanjës në “Euro 2024” po afrohet. Kombëtarja e “Pancerave” ushtroi goditjet e penalltisë gjatë javës për të qenë të sigurt. Me sa duket janë vendosur disa gjuajtës.

gjermaniaa festa

Të premten në mbrëmje kombëtarja gjermane do të përballet me kundërshtarin e frikshëm Spanjën, në çerekfinale të Kampionatit Europian. Ata nuk kanë fituar kundër “Furisë së kuqe” që nga viti 1988. Julian Nagelsman dhe stafi i tij stërvitor praktikuan goditjet e penalltisë në njësi. Grupi u stërvit për gjuajtjet e mundshme të 11-metarshave.

Për organizatorët do të ishte gjuajtja e parë e penalltive që nga çerekfinalet e Kampionatit Europian 2016 kundër Italisë. Në atë kohë, Jonas Hektor shënoi penalltinë vendimtare dhe ata kaluan në gjysmëfinale. Siç raporton “Bild”, gjatë javës është zhvilluar një seancë me penallti speciale. Trajneri i përfaqësueses dhe ekipi i tij stërvitor kanë përdorur vazhdimisht lojtarët nga pika e bardhë. Në bazë të raportimi, tre gjuajtës tashmë janë caktuar për një penallti të mundshme kundër Spanjës.

Përveç kapitenit Ilkai Gyndoan, këta janë Niklas Fylkrug dhe Kai Haverc. Ky i fundit tashmë ka shënuar me ftohet kundër Skocisë dhe Danimarkës. Gyndoan dhe sulmuesi i Dortmundit gjithashtu kanë statistika të forta në zonë. Bomberi i verdhezinjëve ka 27 nga 29 gola nga pika e penalltisë, mesfushori i Barçës e ka goditur saktë 17/21. Në “përrallën verore” të Kupës së Botës 2006, ekipi kombëtar i mbijetoi ndeshjes dramatike të penalltive në çerekfinale. Në atë kohë, skuadra e Jyrgen Klinsman fitoi 5-3 kundër Argjentinës dhe kaloi në gjysmëfinale. E paharrueshme. Portieri Lehman u shndërrua në një “hero”.

FORMACIONI – Në portë nuk preket Manuel Nojer. Paraqitjet e fundit e kanë bindur më shumë Nagelsman se kapiteni i Bajernit është futbollisti i duhur për të mbrojtur katërkëndëshin e gjermanëve. Në prapavijë rikthehet Tah, ndërsa Raum ka fituar “betejën” me Mitelshtad në korsinë e majtë të mbrojtjes. Andrish dhe Kros do të jenë të pozicionuar para mbrojtjes, kurse tredhëmbëshi Musiala-Gyndoan-Virc do të jenë në shërbim të “pykës”, fjala është për Kai Haverc. Na mbetet të presim se cili do të jetë plani që Julian Nagelsman ka aplikuar në stërvitje për të mposhtur Spanjën e talenteve, teksa në media ka qarkulluar vetëm informacioni për detyrat e Raum dhe Kimish.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →