Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratës së bujshme të një dite më parë të kreut të misionit diplomatik amerikan në Beograd, Christopher Hell, i cili u shpreh se anëtarësimi i Serbisë në BE nuk duhet kushtëzuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Rohde e theksoi në një postim të bërë në platformën X ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke.
“Thjesht për rikujtesë: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, që përfshin njohjen reciproke. Kjo qëndron ende: Rruga është aty. Zbatim i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, tha Rohde në X.
Rohde shpërndau po kështu edhe lajmin me deklaratën e kancelarit Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku nënvizonte se “është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co