Gjermania ‘përplaset’ me SHBA për Kosovën, Rohde i përgjigjet Hill: Të zbatohet marrëveshja e Ohrit dhe Brukselit

gjermania perplaset me shba per kosoven rohde i pergjigjet hill te zbatohet marreveshja e ohrit dhe brukselit
gjermania perplaset me shba per kosoven rohde i pergjigjet hill te zbatohet marreveshja e ohrit dhe brukselit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratës së bujshme të një dite më parë të kreut të misionit diplomatik amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili u shpreh se anëtarësimi i Serbisë në BE nuk duhet kushtëzuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Rohde theksoi në një postim të bërë në platformën “X” se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke.

“Thjesht për rikujtesë: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, që përfshin njohjen reciproke. Kjo qëndron ende: Rruga është aty. Zbatim i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, tha Rohde në X.

Rohde shpërndau po kështu edhe lajmin me deklaratën e kancelarit Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku nënvizonte se “është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së”.

Hill u shpreh më herët se ajo që europianët kërkojnë është normalizimi dhe se kjo është çështja e vërtetë sipas tij, të arrihet normalizimi atje ku kufijtë nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë, ishte mesazhi i tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →