Bota

‘Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike’/ Scholz: Zgjidhja është tek imigrantët

gjermania po perballet me probleme te medha ekonomike scholz zgjidhja eshte tek imigrantet
gjermania po perballet me probleme te medha ekonomike scholz zgjidhja eshte tek imigrantet

Duke folur sot në Bundestag për buxhetin e vitit të ardhshëm, kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi bashkëqytetarët se po përballen me “probleme të mëdha ekonomike”.

Në këtë paralajmërim ai iu referua studimeve nga i gjithë vendi dhe si shkaktar i këtyre problemeve vuri në dukje plakjen e fuqisë punëtore. Prandaj ai beson se zgjidhja qëndron te emigracioni.

“Nuk ka asnjë vend në botë me ulje të numrit të popullsisë në moshë pune që të ketë rritje ekonomike. Kjo është e vërteta me të cilën po përballemi”, vuri në dukje Scholz.

Në përgjigje të këtij problemi, ai kujtoi se qeveria kishte thjeshtuar rregullat ligjore për marrjen e shtetësisë dhe për punëtorët e kualifikuar.

“Ne duam që njerëzit të vijnë këtu për të punuar, për të mësuar gjuhën gjermane, për të respektuar ligjin, për të fituar bukën e gojës, por edhe për të pasur të drejtën e votës”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts