Gjimshiti bën “bomberin”, Atalanta feston në Champions, por Gasperini “qan” dëmtimet

gjimshiti ben bomberin atalanta feston ne champions por gasperini qan demtimet
gjimshiti ben bomberin atalanta feston ne champions por gasperini qan demtimet

Një fitore e pastër 0-3 në transfertë përballë Shakhtar është një arsye e fortë për të festuar. 4 pikë në 2 ndeshjet e para në fazën e grupeve janë shifra pozitive, me Atalanta-n që zhvilloi një ndeshje perfekte e udhëhequr nga kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti. Ylli shqiptar realizoi golin e parë në karrierë në Champions League, goli i parë edhe për Atalanta-n në këtë sfidë, me qendërmbrojtësin kuqezi që ndoqi mirë aksionin dhe ne zemër të mbrojtjes së Shaktar arriti të dërgoj topin në rrjetë.

Bergamaskët nuk u mjaftuan me kaq, por në fundin e pjesës së parë Lookman dyfishoi shifrat. Për fat të keq, Atalanta humbi shërbimet e Gjimshitit, me mbrojtësin shqiptar që qëndroi në dhomat e zhveshjes pas një shqetësimi në ije.

Atalanta e nisi me golin edhe pjesën e dytë, me Bellanovan që trefishoi shifrat duke mbyllur llogaritë me Shakhtar.

Shijon këtë fitore edhe trajneri Gasperini: “Zhvilluam një ndeshje të mirë që në fillim. Qasja jonë ishte shumë e mirë, e mbyllëm ndeshjen që në pjesë. Ekipi ishte i sigurt në fushë. Gjimshiti? Pati një problem në ije. Kjo ndodh kur luan 4 ndeshje në 10 ditë”, u shpreh Gaspetini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co