Sport

Gjimshiti duhet të bëjë kujdes, lista e të ftuarve të Atalantës për ndeshjen ndaj Liverpool

gjimshiti duhet te beje kujdes lista e te ftuarve te atalantes per ndeshjen ndaj liverpool
gjimshiti duhet te beje kujdes lista e te ftuarve te atalantes per ndeshjen ndaj liverpool

Ka entuziazëm dhe dëshirë për sukses te Atalanta pak orë para ndeshjes së kthimit ndaj Liverpoolit për çerekfinalet e Europa League, pas atij triumfi 3-0 në Anfield në ndeshjen e parë. Trajneri i bergamaskëve, Gian Piero Gasperini ka publikuar listën e lojtarëve të  ftuar për ndeshjen në stadiumin Geëiss. Mungon vetëm i dëmtuari Scalvini, i cili s’është i grumbulluar, ashtu si Palomino.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet më pas kartonëve të verdhë, duke pasur parasysh shumë lojtarë të paralajmëruar që rrezikojnë të humbasin gjysmëfinalen e mundshme. Kujdes te Atalanta duhet të tregojnë De Roon, Kolasinac, Lookman, Djimsiti, Scalvini, Holm dhe Hien.

Lista:

Porta: Carnesecchi, Musso, Rossi

Mbrojtja: Bakker, Bonfanti, Djimsiti, Hateboer, Hien, Holm, Kolasinac, Ruggeri, Toloi, Zappacosta

Mesfusha: Adopo, De Roon, Ederson, Koopmeiners, Pasalic

Sulmi: De Ketelaere, Lookman, Miranchuk, Scamacca, El Bilal Touré

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts